Macron paralajmëron Iranin: Ndaloni ndihmën ushtarake për Moskën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një paralajmërim presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në lidhje me pasojat e furnizimit me dron në Rusi.

Ai gjithashtu i kërkoi Teheranit t’i japë fund ndihmës për Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në komunikimin e tij telefonik me presidentin iranian, Emmanuel Macron paralajmëroi për seriozitetin e pasojave, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në atë humanitare, të dërgimit të dronëve në Rusi dhe bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të ndihmës iraniane për luftën e agresionit të Moskës kundër Ukrainës, njoftoi Presidenca franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti francez shprehu gjithashtu shqetësime për drejtimin e programit bërthamor të Teheranit dhe “kujtoi vullnetin e Francës dhe partnerëve të saj evropianë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për këtë çështje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nënvizoi rëndësinë që Teherani të marrë masa konkrete dhe të verifikueshme de-përshkallëzimi dhe të zbatojë, plotësisht dhe pa vonesë, detyrimet e tij ndërkombëtare, si dhe angazhimet që ka bërë ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) më 4 mars.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dje se Rusia po blen materiale nga Irani për të ndërtuar një fabrikë për drone në tokën e saj dhe se objekti ka të ngjarë të jetë funksional në fillim të vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara besojnë se deri në maj, Rusia kishte marrë qindra dronë sulmues iranianë dhe akuzon Moskën se i ka përdorur së fundmi për të sulmuar Kievin dhe për të terrorizuar popullsinë ukrainase.

Teherani ka thënë vazhdimisht se akuzat e SHBA për dërgimin e armëve në Rusi “janë të pabaza” dhe se ai nuk është i përfshirë në luftën në Ukrainë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?