Maduro, ende në “këmbë”, protesta e Guaido dështon ta largojë. Tensione SHBA-Rusi

Venezuelianët ndoqën thirrjen e liderit të opozitës Juan Guaido për të protestuar, në përpjekje për të hequr nga pushteti presidentin Nicolas Maduro, megjithatë, pati fare pak shenja konkrete të ndryshimit të krizës në vend.
Guaido kishte bërë thirrje për “marshimin më të madh” në historinë e Venezuelës dhe shkroi në Twtitter se miliona venezuelianë ndodheshin në rrugët e kryeqytetit në fazën përfundimtare për të larguar Maduro. Por, në mbrëmje, shumica e protestueseve në Caracas u kthyen në shtëpi.
Garda kombëtare lëshoi gaz lotsjellës ndaj protestueseve që qëndruan dhe sipas raportimeve, një grua ndërroi jetë në spital pasi u qëllua në kokë gjatë protestave në Kryeqytet. Përplasja në vendin e Amerikës së Jugut ka shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që akuzojnë njëra-tjetrën për ndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendit të OPEC.
Pavarësisht thirrjeve të Guaido për mbështetjen e ushtrisë,  lidershipi i forcave të armatosura ka qëndruar deri më tani besnik ndaj Maduro, që ka qenë në pushtet që prej vdekjes së Hugo Chavez në vitin 2013. Është e paqartë se çfarë mund të bëjë Guaido tashmë.
Opozita e Venezuelës ka skenuar shpesh protesta të mëdha kundër Maduro, por ka dështuar ta largojë atë nga pushteti pavarësisht recesionit ekonomik dhe hiperinflacionit. Guaido njihet si kreu ligjor i shtetit nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vende të tjera, ndërsa Maduro mbështetet nga vende si Rusia, Kina dhe Kuba.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?