FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mark Zuckerberg humbi 15 miliard dollarë në vitin 2018

Themeluesi i Facebook ka humbur pothuajse një të katërtën e vlerës së tij neto pas një viti shumë të keq për gjigantin e mediave sociale.

Multi miliarderi, Mark Zuckerberg ka në llogarinë e tij 15 miliardë dollarë më pak, pasi Facebook u përfshi në skandalin e shkeljes së privatësisë së përdoruesve.

Rrjeti i madh social raportohet se është përdorur për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA dhe shkeljen e të dhënave të përdoruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera neto e Zuckerberg filloi me rreth 75 miliardë dollarë më 2 janar dhe përfundoi me së paku 15 miliardë dollarë më pak në fund të vitit. Ai pësoi humbjen më të madhe se 499 njerëzit më të pasur në botë. Ai ka 13% të aksioneve në Facebook që përbëjnë pothuajse të gjithë pasurinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?