Masakra me viktima në Beograd, jep dorëheqjen ministri serb i Edukimit

Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhic, ka bërë të ditur në Twitter se i ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabic.

Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës fillore “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.

Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë. Autoritetet e kanë arrestuar sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?