FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

May apel deputetëve: Mos e ktheni mbrapsht Brexit!

Kryeministrja britanike, Theresa May paralajmëroi parlamentarët e vendit të saj kundër një bllokimi të Brexit-it, në deklaratat e publikuara sot, pasi Gjykata e Lartë e Londrës gjykoi se parlamentarët duhet të të diskutonin për këtë çështje.

Pas këtij vendimi, qeveria konservatyore njoftoi se do ta apelonte vendimit para Gjykatës Supreme dhe May konfirmoi se do të mbante të pandryshuar kalendarin e saj.

Në deklaratat e saj të publikuara sot para një vizite në Indi, May paralajmëroi anëtarët e Parlamentit kundër përpjekjes për të përdorur votën e tyre kundër rezultateve të referendumit, që shënoi fitoren e Brexit-it, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rezultati është i qartë. Ai është legjitim. Parlamentarëve që shprehin keqardhje për rezultatet e referendumit duhet të pranojnë atë që populli ka vendosur”, deklaroi May.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?