Mbreti i Tajlandës në një ceremoni të pazakontë martesore

Mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn  është lidhur në martesë me një ish-mjeke, e cila ka qenë e punësuar në kompaninë ajrore Thai Airways.

Bashkëshortja e tij  ka marrë prej tij titullin Mbretëresha Suthida. Në fotot e publikuara nga kjo ceremoni martesore e shohim bashkëshorten e tij Suthida Vajiralongkorn na Ayudhya, teksa e shtrirë në dysheme ajo po i jep dhurata mbretit.

Përmes një deklarate nga familja mbretërore u bë e ditur se ajo u lidh në martesë me mbretin në një ceremoni sipas traditave mbretërore të Tajlandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se do të mbajë mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas traditave mbretërore në Tajlandë mbreti, i cili është sunduesi, konsiderohet si i perëndi dhe gjithashtu gjysmë-hyjnor.

Për këtë arsye ai duhet të ulet më lart se të gjithë të tjerët, deri në atë pikë që gjatë ceremonive dhe fjalimeve zyrtare këmbët e tij duhet të jenë mbi kokat e tyre.

Megjithatë gjatë ceremonisë së martesës nusja ishte ulur pranë bashkëshortit të saj siç duket edhe nga fotot e publikuara të kësaj dasme.

   

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?