Mbyllet plazhi i famshëm

Një gji në Tailandë, i famshëm për shfaqjen në filmin “The Beach” (Plazhi) do të qëndrojë mbyllur për pushuesit deri në vitin 2021. Gjiri Maya, në ishullin e Phi Phi Leh dhe plazhi i tij, u mbyllën përkohësisht vitin e kaluar pasi zyrtarët thanë se rritja e theksuar e vizitorëve kishte dëmtuar ambientin.

Para se të mbyllej, gjiri vizitohej deri në 5000 persona çdo ditë, çka çoi në asgjësimin e shumicës së koraleve. Autoritetet kanë zgjatur mbylljen e gjirit për vizitorët për dy vite, në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë sistemit ekologjik të rimëkëmbet.

Numri i turistëve në zonë u rrit ndjeshëm pas paraqitjes në filmin “The Beach” të Leonardo DiCaprios në vitin 2000. Që prej mbylljes vitin e kaluar, në gji ka pasur rikthime edhe të peshkaqenëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?