Memoriali më i vjetër i luftës në botë ndodhet në…
Një tumë 4000-vjeçare, e zbuluar në Siri në vitet 1990, është një memorial lufte dhe jo një varr masiv siç është hamendësuar deri më tani.
Një studim i botuar në “Antiquity” ripërcakton funksionin e Tell Banat North, i quajtur Monumenti i Bardhë nga studiuesit për shkak të mënyrës se si struktura shkëlqen në dritën e diellit, një varrim tumë i zbuluar në vitet ‘90 të shekullit të kaluar në Tell Banat në Sirinë veriore, duke argumentuar se mund të jetë memoriali më i vjetër i luftës i gjetur ndonjëherë deri më tani, që daton në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit
Nuk është e qartë kur u ndërtua monumenti imponues, 22 metra i lartë, por ajo që dihet është se gjatë shekujve ai pësoi disa ndryshime, duke marrë formën e tij përfundimtare midis viteve 2450 dhe 2300 para Krishtit.
Tell Banat North dallohet nga monumentet e tjera të ngjashme të shpërndara në të gjithë vendin për organizimin e trupave dhe përbërjen e vetë tumës.
Rregullimi sistematik dhe i kujdesshëm i eshtrave të të ndjerëve, të ndarë nga njëri-tjetri për të ruajtur identitetin e tyre, tregon një monument të ndërtuar për të nderuar ushtarët që ranë në betejë, sesa një mënyrë për të asgjësuar trupat e armiqve të mundur.
KOHA JONË SONDAZH

