Mes krizës dhe trazirave, Putin dhe Lukashenko do të takohen në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të takohet në Moskë në javët e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga Kremlini. Dy liderët nuk janë takuar që prej nisjes së protestave antiqeveritare për zgjedhjet e fundit presidenciale, që i dhanë fitoren Lukashenkos.

Në një telefonatë të dielën, Putin dhe Lukashenko ranë dakord se ata duhet të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të zgjerojnë bashkëpunimin. “Është rënë dakord të mbahet një takim në Moskë në javët e ardhshme”.

Më herët Putin ka thënë se Rusia i ka gati trupat për të ndërhyrë në Bjellorusi, por theksoi se këtë gjë do ta bëjë në momentin kur ”ekstremistët të fillojnë të djegin automjetet ose shtëpitë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?