Mesazhi i Hillary Clinton pas humbjes: Trump është president. Detyra jonë, të mbrojmë vlerat amerikane
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wiKt0ME5fSQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Në një fjalim emocionues para mbështetësve të saj, kandidatja demokrate Hillary Clinton, ka uruar rivalin e saj Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale. “Trump do të jetë Presidenti ynë, dhe i jepet atij shansi për të drejtuar vendin”, është shprehur Clinton, teksa ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm para qytetarëve amerikanë. Ajo thekson se secili pre tyre duhet të mbrojë vlerat e qytetarisë dhe të demokracisë.
“Unë e di sa të zhgënjyer ndiheni ju, se kështu ndihem dhe unë. Kështu janë dhjetëra mijëra amerikanë që investuan shpresat e tyre në këtë përpjekje. Dua të kujtoni se fushata jonë kurrë nuk u bë për një njeri, apo një palë zgjedhje, ishte për vendin që ne duam, për një Amerikë plot shpresë. Unë besoj tek Amerika, dhe gjithmonë do të besoj. Ne duhet të pranojmë këtë rezultat dhe të jemi pozitive për të ardhmen. Trump do të jetë Presidenti ynë, dhe i jepet atij shansi për të drejtuar. Rregulli i ligjit dhe principi që jemi të barabartë, liria e besimit dhe shprehjen, mbeten bazat për të vijuar edhe në të ardhmen.
Kushtetuta jonë demokratike e kërkon pjesëmarrjen tonë në çdo moment, dhe le të vazhdojmë të çojmë përpara vlerat që të gjithë ne mbrojmë. Të përpiqemi të mbrojmë vendin tonë, dhe planetin tonë. Ne besojmë se ëndrra amerikane është e mundshme për çdo njëri pavarësisht ngjyrës, racës, besimit, bindjeve, etj; për çdonjërin. Tani përgjegjësia jonë si qytetarë është të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për nja Amerikë më të mirë, më qytetare”, tha Clinton.
Sakaq, kandidatja demokrate për presidente nuk ngurroi të falënderojë edhe presidentin Barack Obama për mbështetjen e dhënë.
KOHA JONË SONDAZH

