Mesazhi nga ”shtëpia funerale”: Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti
”Mos u vaksinoni”! Këtë mesazh e panë në një kamion të zi banorët në Amerikë. Por ky nuk ishte mesazhi ogurzi i një biznesi për të bërë më shumë ”klientë”.
Në SHBA ka ende ngurrim për marrjen e vaksinës kundër Covid-19, shumë njerëz po përpiqen të gjejnë mënyra të zgjuara për t’u mbushur mendjen bashkëkombësve të tyre që të vaksinohen.
Një agjenci marketingu në Sharlot, vendosi të lërë mënjanë strategjitë tradicionale, për të realizuar një fushatë pro vaksinimit tepër të veçantë. Shtëpia funerale “Wilmore” në fakt nuk ekziston.
”Vaksinohuni tani”, shkruhet në faqen e internetit, ”nëse nuk e bëni, shihemi së shpejti”. Edhe pse ka doza humori në këtë fushatë, kompania e marketingut ”BooneOakley”, thotë se gjërat janë shumë serioze.
KOHA JONË SONDAZH

