Mike Pence tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, njoftoi ditën e sotme se do të tërhiqet nga gara e vitit 2024 për nominimin presidencial republikan. Ai e bëri njoftimin të shtunën në Las Vegas, Nevada gjatë Samitit Vjetor të Koalicionit Republikan Hebre.
“Duke udhëtuar nëpër vend për gjashtë muajt e fundit, kam ardhur këtu për të thënë – është e qartë për mua, nuk është koha ime. Pra, pas shumë lutjesh dhe diskutimesh, kam vendosur të pezulloj fushatën time për presidencën”, tha ish-zëvendëspresidenti.
Pence shpjegoi se fillimisht e nisi fushatën e tij në qershor sepse “nuk mund të përfshihej” sepse dikush duhej të merrte hapa për të ndihmuar në nxjerrjen e vendit nga telashet”.
KOHA JONË SONDAZH

