Moldavia ”mbyll” partinë proruse, mbante protesta me qëllimin destabilizimin
Gjykata Kushtetuese në Moldavi vendosi të shpallë jokushtetuese partinë proruse Sor, e cila prej disa kohësh ka organizuar protesta kundër qeverisë në vend.
Partia Sor e kryesuar nga biznesmeni Ilan Shor, është vënë në shënjestër nga Perëndimi dhe Kishinau dhe madje SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione ndaj tij.
Partia konsiderohet e shpërbërë në mënyrë të menjëhershme, për këtë arsye Ministria e Drejtësisë do të krijojë dhe një komision që do të merret me të gjitha procedurat ligjore.
Shor mohon se protestat janë pjesë e përpjekjeve për të destabilizuar Moldavinë ose pjesë e një kërcënimi rus dhe ka akuzuar Sandu se e ka çuar Moldavinë drejt falimentimit.
KOHA JONË SONDAZH

