Mori veç një votë, kandidatin për kryeministër që nuk e votoi as gruaja. Pjesë e garave që prej vitit 1993

Greqia u ngjyros blu nga zgjedhjet e së dielës, por ka edhe një lajm që po bëhet viral në mediat sociale. Një nga 36 partitë dhe koalicionet që morën pjesë në zgjedhje ditën e diel në Greqi mori vetëm një votë dhe kjo gjë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe vetë kandidatit për kryeministër.

Partia Ekologjiste e Greqisë e politikanit veteran Dimosthenis Vergis mori vetëm një votë dhe kjo vetëm në zonën Athina 1. Kreu i ambientalistëve grekë, tha se nuk është zhgënjyer nga ky rezultat.

Me të qeshur, ai tregon se është në kërkim të votuesit që i dha votën e vetme në qarkun e Athinës, pasi ai dhe bashkëshortja nuk morën pjesë në procesin zgjedhor pasi ndodheshin në Mykonos për pushime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rezultat është më i keqi për Vergis në 15 palë zgjedhje ku ai ka marrë pjesë që prej vitit 1993. Arritja më e madhe e tij ishte në vitin 2004 për zgjedhjet europiane kur mori më shumë se 33 mijë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?