”Mos u tremb, është ish-burri. E vrava me sëpatë” (FOTO)

Po mbillte patate në kopshtin e tij, por mbeti i tmerruar nga ajo që zbuloi, një kafkë njeriu. Kopshtari u “qetësua” nga gruaja e tij: “Mos u tremb, është burri im i parë. E vrava 20 vjet më parë”. Ngjarja ndodhi në një fshat në rajonin Omsk të Siberisë.

Ajo kishte qëlluar për vdekje burrin e saj dhe kishte varrosur në kopshtin pranë shtëpisë. Gruaja kishte thënë se ai kishte shkuar për të punuar dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Ajo i kërkoi burrit aktual të mos i tregonte gjë policisë, por ai nuk e fshehu krimin. Policia gjeti edhe eshtra të tjera të viktimës së varrosur 20 vite më parë. Gruaja u vu në pranga, ndërsa përballet tashmë me një akuzë për vrasje dhe një dënim deri në 10 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?