FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti i keq në Itali, dy të vdekur

Gjatë pasdites së sotme një mot i keq me reshje të shumta shiu e erë të forta ka shkatuarr deri më tani dy viktima në komunën Ladispoli në provincën veriore të Romës.

Zyra e mbrojtjes civile informon se moti i keq ka shkaktuar mjaft rrugë të përmbytura, pemë të rrëzuara e dëme të mëdha në shumë ndërtesa e banesa në Ladispoli por dhe në qytetin e Romës.

Viktimat e shkaktuar nga moti i keq në provincën e Romës janë  një 20 vjecar me origjinë të huaj, nënshtetësia e të cilit ende nuk është bërë publike i cili është goditur nga shëmbja e fasadës së një pallati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima e dytë është një mashkull i moshës 61 vjecare i cili është goditur nga një pemë e rrëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtja civile informon gjithashtu se moti i keq ka shkaktuar disa persona të plagosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?