Muxhahedinët kërkojnë sanksione ndërkombëtare për zgjedhjen e presidentit

Muxhahedinët e Shqipërisë, por edhe të gjithë botës u mblodhën në samitin tri ditor për Iranin e Lirë -2021. 50 mijë anëtarë të rezistencës në më shumë se 105 shtete u bashkuan kundër zgjedhjes si president nga Khamenei i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.

“Vullneti ynë dhe i popullit tonë mundtë përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi. Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, i kërkojmë që ta njohë përpjekjen e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe t’i njohë këto tre koncepte.

E nxisim Këshillin e Sigurimit të OKB që të bëjë të mundur ndjekjen penale ndërkombëtare të Raisi-t dhe t’i kërkojë atij llogari për krime kundër njerëzimit, si dhe të mos e lejojë praninë e tij në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Regjimi i mullahëve nuk do ta braktisë kurrë përpjekjen për të zotëruar armë bërthamore, për të eksportuar terrorizmin, dhe për të nxitur luftëra në rajon. Prandaj, duke qenë kërcënimi kryesor ndaj paqes dhe sigurisë, ai duhet t’u nënshtrohet sanksioneve ndërkombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?