Naruhito, Perandori i ri i Japonisë premton unitet

Perandori japonez Naruhito ka premtuar të përmbushë rolin e tij si “simbol i shtetit dhe unitetit”, në fjalimin e tij të parë publik që nga marrja e fronit.

59-vjeçari po fliste ndërsa zyrtarisht filloi mbretërimin e tij të mërkurën në një ceremoni të shkurtër, por simbolike në Pallatin Perandorak.

Naruhito pason babain e tij, 85-vjeçarin Akihito, i cili abdikoi pasi mosha dhe shëndeti nuk e linin më të vazhdonte detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Betohem se do të reflektoj thellë në rrugën e ndjekur nga Perandori Emeritus dhe do të përmbushë përgjegjësinë time si simbol i shtetit dhe i unitetit të popullit të Japonisë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?