NASA: Asteroidi gjigant do kalojë shumë pranë Tokës, do shihet edhe me sy të lirë

Shkencëtarët tek NASA kanë filluar parapërgatitjen për “vizitën” e një asteroidi një dekadë përpara.

Asteroidi, Apophis, i cili ka marrë emrin e perëndeshës egjiptiane të gjarpërinjve, do të kalojë pranë Tokës më 13 prill të vitit 2029.

Sipas NASA-s, Apophis do të jetë 31,000 kilometra larg nga sipërfaqja e planetit tonë. Dhe, agjencia hapësinore sqaron se në këtë lloj distance orbitojnë satelitët aktualisht rreth Tokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studiuesit po përgatiten 10 vite përpara, por e përjashtojnë mundësinë që objekti hapësinor prej 1,315 metrash të përplaset në Tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Afrimi i Apophis në një distancë të tillë me Tokën do të jetë një mundësi unike për shkencëtarët për të studiuar një asteroid në detaje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?