NASA: Një asteroid gjigant do kalojë pranë Tokës, do shihet me sy të lirë

NASA ka filluar përgatitjet dhe po ndjek me kujdes trajektoren e një asteroidi gjigant që pritet të kalojë shumë pranë Tokës, pas një dekade.

Asteroidi i njohur me emrin “Apophis” pritet të kalojë pranë planetit tonë më 13 Prill 2029 në një distancë prej 31 mijë kilometrash nga sipërfaqja e Tokës.

Shkencëtarët thonë se ai mund të shihet me sy të lirë nga qytetarët edhe gjatë natës përpara datës së paralajmëruar, ndërsa fillimisht do të shfaqet mbi Hemisferën Jugore, duke qenë i dukshëm nga Australia dhe më pas do të lëvizë drejt Perëndimit duke kaluar në Ekuador përpara se të kalojë përreth Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpejtësia e tij do të jetë aq e madhe saqë do të kalojë gjithë gjerësinë e Hënës në më pak se 1 minutë, dhe sipas studiuesve, gjasat për t’u përplasur me Tokën janë të pakta, megjithatë asteroidi po mbahet vazhdimisht nën vëzhgim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?