NATO: Britania nuk ikën të paktën prej nesh

Qëndrimi i Britanisë së Madhe në NATO do të mbetet i pandryshuar pas vendimit të vendit për t’u larguar nga BE-ja, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

“Ndërsa kjo përcakton kapitullin e ardhshëm në marëdhënien e saj me BE-në, kam bindjen se qëndrimi i  Mbretërisë së Bashkuar në NATO do mbetet i pandryshuar”, deklaroi ai.

“Britania e Madhe do te mbetet nje aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s”, shtoi Stoltenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ndërkohë, NATO-ja mbetet e angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Një NATO e bashkuar, e fortë dhe e vendosur mbetet nje shtyllë e rëndësishme e stabilitetit në një botë të trazuar”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?