Në Gjermani zemërohen për vonesën e vaksinave
Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të shtunën se është i inatosur që vitin e kaluar nuk janë porositur më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas “Our World in Data”, një botues online i të dhënave shkencore, vendet e BE-së deri më tani kanë vaksinuar me dozat e para më pak se 4% të popullsisë së tyre. Shtetet e Bashkuara këtë shifër e kanë 11% ndërsa Britania e Madhe 17%. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinës në BE.
“Unë jam i zemëruar për disa nga vendimet që janë marrë vitin e kaluar”, i tha Scholz programit Today të radios BBC.
I pyetur në lidhje me përgjegjësinë e von der Leyen, Scholz, duke folur në anglisht, u përgjigj: “Mendoj se është e nevojshme që dikush të marrë mësim, dhe kjo është gjithashtu (e vërtetë) për Evropën. Unë mendoj se Bashkimi Evropian është i fortë”.
Scholz, një socialdemokrat dhe von der Leyen, një demokristiane, shërbyen së bashku në koalicionin qeverisës të Gjermanisë deri në vitin 2019, kur ajo u largua për të marrë detyrën e presidentes së Komisionit Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

