Në këtë qytet është e ndaluar të prekesh nga Covid-19

Kryebashkiakja e qytetit Oniferi në rajonin e Sardenjës në Itali, Stefania Piras ka paralajmëruar qytetarët e saj se është e ndaluar që dikush nga ta të preket nga Covid-19.

Duke shpjeguar arsyen se pse ishte i ndaluar infektimi nga virusi vdekjeprurës, ajo tha ”Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor në Oniferi. Sot, edhe një mjek tjetër braktisi punën”.

”Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor që të zëvendësojë mjekun që u largua dhe të jetë në shërbimin tuaj. Kështu që duhet të jemi të gjithë vigjilentë dhe të kujdesemi për vetën, asnjë nuk duhet të infektohet me virus”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?