Në Kinë miratohet vaksina e dytë për të luftuar Covid-19

Kompania Sinovac Biotech bëri me dije se vaksina antiCovid e prodhuar prej saj mori miratimin për përdorim të gjerë nga rregullatori kinez për produktet farmaceutike.

Kjo është vaksina e dytë që miratohet për përdorim në popullatë në Kinë, pas asaj të zhvilluar nga instituti në Pekin që është i lidhur me Grupin Kombëtar Farmaceutik Kinez (Sinopharm).

Të dyja vaksinat, së bashku me një kandidat të tjerë nga Sinopharm janë përdorur tashmë në programin e vaksinimit në Kinë, ku deri në këto momente janë vaksinuar 31 milionë persona, pjesa më e madhe e të cilëve bëjnë pjesë në grupet e riskut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Indonezia, Turqia, Brazili, Kili, Kolombia, Uruguaji dhe Laos kanë dhënë autorizim emergjent për vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga Sinovac Life Science.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for sinovac biotech

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?