Nga viti 2030 Amsterdami pa makina, do të lejohen vetëm ato elektrike

Kryeqyteti i Holandës, Amsterdami po planifikon të ndalojë përdorimin e të gjitha makinave përveç atyre elektrike deri në 2030-n, në një lëvizje që mendohet do të rrisë me tre muaj jetëgjatësinë e vendasve.

Nga viti i ardhshëm, makinat me naftë të prodhuara para 2005-ës, do të ndalohen nga zona qendrore e qytetit, ndërsa kufizime të tjera do të nisin të aplikohen gradualisht deri në zbatimin e plotë të planit.

“Qyteti do të ketë nevojë për 16 mijë deri në 23 mijë stacioni karikimi deri në 2025, në mënyrë që projekti të ketë sukses”, tha Sharon Dijksma, anëtar i këshillit bashkiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në Amsterdam ekzistojnë 3 mijë stacione karikimi për makinat elektrike. Pjesëtarë të ndryshëm të parlamentit holandez janë shprehur kritikë për planin, ndërsa e konsiderojnë të vështirë për t’u vënë në jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?