Ngjarja shokuese! Dy kushërirat 13-vjeçare abuzohen sek*sualisht nga grupi i 6 adoleshentëve

Po kaluar tronditja nga ngjarja e Palermos ku një 19-vjeçare u përdhunua nga 7 djemtë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka shokuar opinionin publik në Itali.

Histori horror vjen nga Caivano në provincën e Napolit, ku dy kushërira vetëm 13-vjeçare, dyshohet se janë përdhunuar nga një grup prej 6 adoleshentësh. “Il Mattino” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fillim të korrikut, ku vajzat janë abuzuar seksualisht në një kasolle.

Hetimet nisën në gusht kur familjarët e viktimave paraqitën një denoncim në polici dhe në rreshtat e fundit nxirrnin në pah aspekte edhe më shqetësuese, pasi ka 6/7 episode dhune ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin bëhet e ditur se tashmë është identifikuar dhe arrestuar vetëm një anëtar i grupit të djemve, që është në moshë madhore, ndërsa vajzat janë marrë në ruajtje nga një organizatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?