Ngordhin 300 mijë mace në Qipro me ilaç anti-covid, ja çfarë po ndodh
Maceve në Qipro po u jepet ilaç anti-covid që përdoret për njerëzit. Kjo në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e një mutacioni të virusit të maces që ka lënë mijëra kafshë të ngordhura në ishull.
Macet filluan të marrin ilaçin të martën, që rastësisht ishte Dita Ndërkombëtare e Maceve. Christodoulos Pipis, drejtor i shërbimeve veterinare të qeverisë, tha se kanë bërë stokun e 500 kutive me ilaçe.
“Ky është grupi i parë prej 2000 pakosh që do të vihet në dispozicion. Secila përmban 40 kapsula, pra po flasim për gjithsej 80.000 pilula”,-u shpreh Pipis.
Infeksioni i cili nuk mund të transmetohet te njerëzit, është përhapur në mesin e maceve të ishullit që nga janari. Nuk ka lidhje me Covid-19, por mund të trajtohet me një mjekim të quajtur Lagevrio, i cili përdoret për të trajtuar koronavirusin tek njerëzit.
KOHA JONË SONDAZH

