Një grua shkaktoi shpërthimin e frikshëm në Turqi, dalin detajet

Zëvendës presidenti i Turqisë Fuat Oktay ka konfirmuar se autorja e shpërthimit në Stamboll pasditen e sotme është një grua. Ajo madje është kapur nga kamerat e sigurisë duke vënë një pako pranë rrugës.

“U konstatua se një femër shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme.

Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?