Një i ri në Spanjë futet me makinë në lokal, përplas mbi 10 persona (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Marbella të Spanjës. Një person, është futur me makinën e tij në një bar, duke plagosur 10 persona. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen njerëz të lënduar të shtrirë përtokë, ndërsa shoferi, shfaqet brenda makinës i tronditur.

Incidenti ka ndodhur në orët e pasdites e në ato momente kalimtarët e klientët në bar kanë qenë të shumtë. Të lënduarit janë duke u transportuar për në spital, e nga raportimet paraprake, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është identifikuar si një 30-vjeçar spanjoll. Sipas raportimeve, ai vuante nga problemi i shëndetit mendorë, ndërsa makinën, ia kishte marrë fshehurazi prindërve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?