Njeriu më i urryer nga tifozët në Gjermani mund të sjellë shpëtimin për koronavirusin!

Ditmar Hofman, pronari i Hofenheimit dhe i vënë në shenjestër nga të gjithë ultrasët në Gjermani, mund të sjellë shumë shpejt vaksinën kundër koronavirusit. Kompania e tij CureVac, e cila u përfol se do të blihej nga presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Tramp, po vijon punën për krijimin e vaksisës ndaj COVID-19.

“Vaksina efektive kundër COVID-19 jo vetëm që duhet të arrijë dhe të mbrojë njerëzit, por edhe të ketë më shumë solidaritet me ta”, – tha Hop. Ndërsa Ministri Federal i Ekonomisë, Peter Altmaier, theksoi për ARD se në rast se do të arrihet krijimi i vaksinës, ajo nuk do të shitet kurrë.

“Ishte një vendim i shkëlqyeshëm nga drejtuesit e kompanisë. Nga dëshira për të ofruar një vaksinë të mundshme për të gjithë, ata duan ta bëjnë të qartë se çfarë domethënie ka përballimi i një krize të tillë. Gjermania nuk është në shitje!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?