Nobelisti i Paqes akuzohet për sulm seksual
Fituesi i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1987 akuzohet për sulm seksual. Denoncimi ndaj ish-presidentit të Kosta Rikës, Oscar Arias, është bërë katër ditë më parë.
Arias ka qenë president në vitet 1986-1990 dhe 2006-2010 dhe sot është 78 vjeç. Ky nuk është rasti i parë që ai akuzohet për sulme seksuale.
Denoncuesja është Alexandra Arce von Herold, mjeke dhe aktiviste e fushatave kundër armëve bërthamore. Ajo ka rrëfyer se në dhjetor të vitit 2014 është pritur në shtëpinë e presidentit, pasi kishte kërkuar një takim me të për çështje pune. Arias kryeson një fondacion për paqen dhe çarmatimin, që mban emrin e tij.
Sipas aktivistes, në fund të intervistës, pasi ajo ktheu shpinën, Oscar Arias iu afrua dhe i kapi gjoksin e saj. Alexandra von Herold Arce pretendon se ky veprim e traumatizoi deri në atë pikë sa mendoi të hiqte dorë nga puna e saj si aktiviste.
“Unë i refuzoj kategorikisht akuzat kundër meje. Unë kurrë nuk kanë vepruar kundër vullnetit të ndonjë gruaje”, ka thënë Arias përmes avokatit të tij, Rodolfo Brenes. “Në jetën time publike, kamb mbrojtur gjithnjë barazinë gjinore”, ka shtuar ai.
KOHA JONË SONDAZH

