Notre-Dame në flakë/ Macron: Trishtim! Trump: Ndërhyni shpejt nga ajri!

Kanë bërë xhiron e botës pamjet e shkrumbimit të katedrales ‘Notre-Dame’ të Parisit. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kulla e lartë 96 metra u shemb.

Dyshimet janë se shkak për zjarrin janë bërë punimet për restaurimin me një vlerë 6 milionë euro. Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë kërkoi me ngulm që të jepen fonde për katedralen, pasi ajo kishte nisur të shembej.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron në një postim në Twitter shkroi:“Notre Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Pranë të gjithë katolikëve dhe të gjithë francezëve. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën duke u djegur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump. “Çfarë tmerri të shohësh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta duhet ndërhyrë nga ajri për të shuar zjarrin. Veproni shpejt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katedralja është ndër objektet më të vizituara në botë, nga mbi 13 milionë turistë në vit. Godina nisi ndërtimin në vitin 1160 dhe përfundoi në vitin 1260. Ajo është një shembull fin i arkitekturës gotike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?