OKB: 75% e dozave vetëm në 10 vende, shpërndarja e vaksinave duhet e barabartë

Sekretari i Përgjithshëm i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Anonio Guterres, ripërsëriti nevojën për shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër Covid-19 dhe i bëri thirrje vendeve të G20-tës të krijojnë një task forcë emergjence për të përgatitur një plan global vaksinimi. Për numrin një të OKB, barazia në shpërndarjen e vaksinave është testi më i madh moral i shoqërisë sonë.

“Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit ka sjellë shpresë. Por në këtë moment kritik, shpërndarja e barabartë e vaksinave është testi më i madh moral para komunitetit global. Ne duhet të sigurojmë që të gjithë, kudo, të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Guterres.

Sipas Guterres, progresi i shënuar deri ma tani lidhur me vaksinimin ka qenë i padrejtë. Vetëm 10 vende, thotë ai, kanë siguruar 75 për qind të vaksinave, ndërsa më shumë se 130 të tjera nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?