Opozita fiton zgjedhjet dhe sfidon kryeministrin

Grupi opozitar “Së Bashku” i qendrës së djathtë çeke doli fitues ndaj partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis në zgjedhjet parlamentare të shtunën në Republikën Çeke.

Grupi opozitar “Së Bashku” dhe një grup tjetër opozitar liberalë janë në rrugën e duhur për të fituar një total prej 108 vendesh në dhomën e ulët të parlamentit prej 200 vendesh.

Kjo u jep dy partive një shans për të formuar një qeveri për të zëvendësuar kryeministrin Babis dhe dy partitë e tij aleate, të cilat nuk arritën të fitojnë vota të mjafteshme për të hyrë në parlament në zgjedhjet dy-ditore që përfunduan mesditën e së shtunës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babis u përball me kritikat gjatë fushatës për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, për rritjen e shpejtë të borxhit dhe për përdorimin e detyrës për interesat e biznesit të tij. Babis i mohon të gjitha akuzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?