Pabarazia në punë, gratë franceze në protesta

Gratë franceze kanë lenë punën në orën 16.30 minuta të hënën për të protestuar kundër kolegeve të tyre meshkuj që paguhen më shumë.

Aktivistet e të drejtave të grave  të gazetës les Glorieuses thonë se ulja në detyrë deri në fund të vitit, do të nxjerrë në pah pabarazinë globale të pagave që ekspertët thonë se nuk do të zhduket deri në 2186.

Nga shtatë nëntori në orën 16.34 minuta e shtatë sekonda, gratë do të jenë duke punuar vullnetarisht. Nëse gratë paguhen po aq sa meshkujt, ato duhet të mbarojnë punën në orën 16.34 minuta, shkruan Les Glorieuses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Arsimit, dikur ministre për të Drejtat e Grave, Najat Belkacem doli në mbështetje të protestës, duke u shprehur se lufta për barazi ndaj pagave përfshin të gjithë shoqërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk mund të presim deri në 2186”, tha ajo. Në mbështetje të grave franceze doli edhe ministrja aktuale e të drejtave të tyre, e cila tha se kur gratë protestojnë, bëjnë të dukshme atë që është e padukshme, tha Le Parisien.

Organizata të guxosh të jesh feministe ka kërkuar që të ndëshkohet me gjobë çdo kompani që nuk respekton barazinë e pagave mes meshkujve dhe femrave.

Në Francë punojnë rreth 13.8 milion gra, ose 48% e fuqisë punëtore, por shifrat e Eurostat për 2014 tregojnë se pagat e meshkujve janë rreth 15.1% më të larta se ato të femrave. Në të gjithë Evropën, gratë fitojnë mesatarisht 16.1% më pak se burrat në punë ekuivalente.

 

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?