Pandemia/ Mbi 106 milionë të infektuar në mbarë botën

Gjithsej 106.003.585 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27.407.324 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.815.222 raste, Brazili 9.449.088, Rusia 3.951.233, Britania e Madhe 3.911.573, Franca 3.296.747, Spanja 2.971.914, Italia 2.611.659, Turqia 2.516.889, Gjermania 2.276.371, Kolumbia 2.142.660, Argjentina 1.970.009, Meksika 1.912.871, Polonia 1.545.530, Afrika e Jugut 1.470.516, Irani 1.459.370, Ukraina 1.241.479, Peruja 1.173.045, Indonezia 1.147.010 dhe Çekia me 1.030.112 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.311.001 persona, janë shëruar 77.642.997 persona të prekur nga virusi ndërsa 25.904.667 persona vazhdojnë trajtimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?