Panik dhe britma rrëqethëse, avioni shpërthen në flakë pak pas ngritjes

Panik në radhët e pasagjerëve të një avioni të Aeroflot në aeroportin e Sheremetyevo të Moskës, ndërsa u detyrua të bënte një ulje të menjëhershme pas shpërthimit në flakë.

“RT” raporton se të paktën 10 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa është bërë evakuimi i të gjithë pasagjerëve, 78 gjithsej. Pamjet e para vijnë nga shpërndarjet që janë bërë në Twitter, ndërsa shihen shtëllunga të dendura tymi të zi që dalin nga avioni, i ulur në pistë.

Disa ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë pasagjëret e lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aeroflot shpalli një emergjencë pak pas ngritjes nga Sheremetyevo dhe u kthye në aeroport pas 27 minutash në ajër. Avioni i udhëtarëve duhej të fluturonte në Murmansk para se zjarri ta detyronte të kthehej në Moskë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi u fikën flakët, u pa se bishti ishte konsumuar tërësisht, dhe pjesa më e madhe e trupës së pasme ishte djegur në skeletin e saj metalik.

Avioni ishte relativisht i ri, me raporte që thoshin se ishte bërë në vitin 2017 ose 2018.

Ndërkohë një hetim penal ka nisur për këtë incident që do të zbulojë më tepër detaje.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?