Papa Françesku kundër abortit selektiv: Racizëm me doreza të bardha!

“Abortimi i foshnjeve të sëmura është racizëm”! Kështu është shprehur sot Ati i Shenjtë gjatë takimit të zhvilluar në Vatikan me një delegacion të organizatës kombëtare Forumi i Familjes. Mjaft të ashpra kanë qenë fjalët e Atit të Shenjtë mbi abortin, i cili duke kujtuar historinë tha se, “shekullin e shkuar gjithë bota skandalizohej për atë ç’ka bënin racistët për të kuruar pastërtinë e racës. Sot bëjmë të njëjtën gjë, por me doreza të bardha; është e modës, e zakonshme. Kur në shtatëzani shihet se fëmija nuk është mirë, apo do të lindë me diçka që s’pëlqehet, atëherë gjëja e parë që bëhet është ta heqim. Kjo është vrasje e fëmijëve. Për të pasur një jetë të qetë, eleminohet një i pafajshëm.”

Prindërit kanë përgjegjësi në shoqëri, në zgjedhjet që bëjnë dhe ndaj abortit selektiv”, tha në fjalën e tij Ati i Shenjtë, një fjalim i improvizuar para prindërve e anëtarëve të shoqatave italiane të familjes që prej 25 vitesh kontribojnë në promovimin dhe ruajtjen e të drejtave dhe vlerave të familjes.

Duke u ndalur në rolin që familja ka sot në shoqërinë moderne, Ati i Shenjtë u shpreh se “Sot është pak e dhimbshme të thuhet se familja është e larmishme, kemi tipe të ndryshme familje. E është e vërtetë se fjala familja është e ngjashme me to. Kemi familje të yjeve, familje të pemëve, familje të kafshëve. Por familja si imazh i Zotit është vetëm një; burrë e grua.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Por fjalët e Papa Françeskut kanë tëhequr vëmendjen dhe ndaj një tjetri fenomen që shqetëson sot shoqërinë moderne; numri i ulët i lindjeve dhe mungesa e dëshirës së çifteve të reja për të pasur fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam pasur rastin të takoj, tha Ati i Shenjtë, çifte të reja të martuar prej 10 vitesh, por pa fëmijë, pasi nuk donin të kishin, por në shtëpinë e tyre ata mbanin 3 qen e 2 mace. Fëmija është dhurata më e madhe që të jep Zoti, tha Ati i Shenjtë. Fëmijët duhet të priten siç vijnë, ashtu siç i sjellë Zoti edhe pse ka raste që janë të sëmurë”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?