Paralajmërimi i Izraelit: Mos na akuzoni për krime lufte, do të jetë një betejë e gjatë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë tani në Rripin e Gazës, ata janë të shpërndarë kudo”.

“Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë”, theksoi Netanyahu duke iu përgjigjur kritikave jo të pakta.

Ai u shpreh se forcat e Izraelit po marrin  masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur njerëzit e tyre si mburoja njerëzore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”, por u shpreh optimist se Izraeli do dalë fitimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?