Parlamenti i Malit të Zi konstituohet pa opozitë

Në Cetinë të Malit të Zi sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare.

Opozita nuk do të marrë pjesë, pasi, sipas saj, zgjedhjet e 16 tetorit, në të cilat ka dalë fituese partia e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq, nuk kanë qenë të lira dhe demokratike.

Në përbërjen e re të Parlamentit të Malit të Zi do të jenë 81 deputetë, prej tyre vetëm një shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dielën, prokurori special i Malit të Zi ka thënë se “nacionalistët nga Rusia” qëndrojnë pas përpjekjes për të vrarë Gjukanoviqin, në prag të zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëzet veta janë arrestuar një natë para zgjedhjeve dhe fillimisht janë identifikuar si paraushtarakë serbë.

Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

/REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?