Pas 70 ditësh në Wuhan festohet, spitali nxjerr mes këngës pacientin e fundit
Kina është duke kaluar së fundmi disa ditë të lumtura, pasi përhapja e koronavirusit po shkon drejt zeros.
Mesa duket, ky virus i cili ka alarmuar botën po fillon të zhduket nga epiqendra ku lindi, në Ëuhan të provincës Hubei në Kinë.
Me një humbje të madhe në njerëz, Kina pak nga pak po fiton betejën me virusin.
Kjo shihet edhe nga një video e publikuar në rrjetet sociale së fundmi. Disa mjekë dhe infermierë shihen duke kënduar dhe festuar pas punës me sukses të tyre. Ata nxjerrin nga spitali pacientin e fundit të shëruar nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve numri i personave të prekur nga Covid-19 ka rënë në më pak se 20 persona në ditë.
Ndërkohë virusi vdekjeprurës po përhapet me shpejtësi në Europë.
https://video.corriere.it/esteri/dopo-70-giorni-wuhan-si-festeggia-l-ospedale-ha-dimesso-l-ultimo-paziente/2629f7f6-6313-11ea-a693-c7191bf8b498
KOHA JONË SONDAZH

