FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas fitores së Trump, në Kaliforni nis fushata për shkëputjen nga SHBA

Fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar një tronditje të madhe në SHBA, veçanërisht në shtetet e konsideruara bastione të demokratëve.

Banorët e Kalifornisë shteti që dërgon më shumë delegatë në Washington, kanë filluar në media sociale një fushatë për shkëputjen e tyre nga SHBA-ja. Në fushatën në fjalë, që është nisur përmes rrjetit social “Twitter” nën etiketën #CalExit, zgjedhësit kalifornianë kërkojë shkëputjen e shtetit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kësaj fushate për ndarjen e Kalifornisë nga SHBA i janë bashkuar edhe disa investitorë të profilit të lartë në teknologji. Këtë ide e ka mbështetur dhe investitori i Uber, Shervin Prishevar që bën thirrje që Kalifornia të bëhet shtet më vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalifornia njihet si një nga shtetet mbështetëse të Demokratëve, por gjithashtu aty janë vendosur dhe kompanitë më të mëdha të SHBA që përbëjnë 2.496 trilionë dollar të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas FMN-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?