Pas vra*jes së kandidatit për president, tentohet ekzekutimi i një tjetër zyrtareje. Kaos në qytet

Në Ekuador nuk ka qetësi, pasi një tjetër kandidate për Parlamentin, Estefany Puente, ka rënë pre e një sulmi të armatosur, dhe ka marrë lëndime të lehta në krah.

Teksa ishte në makinën e saj së bashku me babain dhe bashkëshortin e saj, 2 persona qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës, në xhamin e përparmë nga ana e shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Ditën e djeshme, kandidati për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Ekuador, Fernando Villavicencio, është ekzekutuar gjatë një tubimi të fushatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-anëtari i asamblesë kombëtare të vendit u qëllua me 3 plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?