Pasuria e Escobar, ”nipi i preferuar” k*rcënohet me vd*kje nga babai i tij
Trashëgimia e Pablo Escobar ka ndezur një konflikt që ka shkuar deri te kërcënimet me vrasje mes pasardhësve të tij.
“Telegraph” shkruan se Nicolás Escobar, 53 vjeç, e ka shpallur veten si nipi i preferuar i Don Pablos dhe beson se pasuria e xhaxhait të tij Don Pablos i takon e gjitha atij. Lufta ka nisur tashmë me babait e tij Roberto Escobar, i cili ka qenë një llogaritar i kartelit të drogës.
”Roberto ende mendon se mund të bëjë çfarë të dojë, se është në mafia, se është një bos”, tha Nicolás, duke iu drejtuar babait të tij si “ai njeri” dhe jo si “baba”.
Prej vitesh, pasuritë e shefit të kartelit famëkeq të drogës janë ekspozuar në një muze, i cili menaxhohet nga Roberto. Një “Harley Davidson”, një avion i vogël privat, një koleksion fotosh të rralla, madje edhe një pistoletë, janë vetëm disa nga reliket e shfaqura për publikun në këtë muze.
Nicolás e vlerësoi koleksionin si një thesar me sende të vjetra dhe luksoze, ndërsa tha se ato meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
KOHA JONË SONDAZH

