PE: Moldavia, shtet i kapur nga interesat e oligarkëve

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë kritike për Moldavinë, duke thënë se ajo është bërë një “shtet i kapur nga interesat e oligarkëve” që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë moldave. Rezoluta thekson se vlerat thelbësore janë “duke u dëmtuar nga udhëheqësit politikë në pushtet, që bashkëpunojnë me biznesin dhe nuk kundërshtohen nga shumica e klasës politike dhe gjyqësori”.
Rezoluta po ashtu shpreh shqetësim për “tkurrjen e hapësirës për shoqërinë civile të vendit” dhe u bën thirrje autoriteteve moldave t’i “ndërpresin menjëherë procedurat e panevojshme ose joproporcionale penale, disa prej të cilave kanë nisur përmes akuzave të fabrikuara dhe drejtësisë selektive kundër kundërshtarëve politikë, avokatëve të tyre dhe / ose familjeve të tyre”.
Komisioni Evropian, muaj më parë, e ngriu këstin e parë të një pakete ndihme prej 100 milionë eurosh për Moldavinë, duke përmendur shqetësimet mbi gjendjen demokratike në këtë vend. Rezoluta e së mërkurës thekson se çdo ndihmë e ardhshme “duhet të ndahet vetëm pas zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për në shkurt të vitit 2019, me kusht që ato zhvillohen në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare dhe vlerësohen nga organet e specializuara ndërkombëtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?