Pekin, dënim me vdekje për autorin e masakrës së Hunanit

Autoritetet kineze dënuan me vdekje personin, i cili në muajin shtator sulmoi një turmë njerëzish me mjetin e tij ‘’Suv’’ku mbetën të vdekur 15 persona dhe u plagosën 43 të tjerë, në Hengyang City, province e Hunanit.

‘’Autori përplasi automjetin e tij në turmë, qëllimisht, në një shesh publik, ai vazhdoi të godiste njerëzit duke përdorur një lopatë dhe një thikë’’, theksuan autoritetet.
Gjykata e Popullit e dënoi me vdekje për “rrezikimin e sigurisë publike me metoda të rrezikshme”.
Qytetet kineze janë relativisht të sigurta, krahasuar me ato të vendeve të tjera, por nganjëherë njerëzit kryejnë sulme duke përdorur automjete ose thika, pasi armët e zjarrit janë të kontrolluara nga autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?