Përgjaken Pashkët në Sri Lanka, mbi 20 viktima nga shpërthimet në kisha dhe hotele

E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele.

BBC raporton se nga shpërthimet 20 persona jenë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur, por disa media të tjera thonë se numri i viktimave është mbi 40.

Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale.

Ndërkohë mediat lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?