Përmbytje edhe në Kinë, 14 persona kanë humbur jetën deri më tani

Moti i keq, përveç Evropës, ka përfshirë edhe Kinën. Mediat vendase, bëjnë me dije se për shkak të përmbytjeve, të paktën 14 persona deri më tani, kanë humbur jetën. Siç raportohet, për shkak të situatës së krijuar, mijëra njerëz, janë detyruar që të evakuohen.

Niveli i ujit në lumenj dhe liqene, është mbi nivel, ndërsa rrezikon të përmbytë fabrikat që prodhojnë pajisje mbrojtëse për COVID-19.

Lumi Huai, 1.100 km i gjatë, kalon nëpër krahinat Henan, Anhui dhe Jiangsu dhe disa qytete të mëdha të vendit, duke përfshirë Fuyang, Xinyang dhe Huainan. Zyrtarët thanë se niveli i ujit në 10 rezervuarë që marrin ujë nga lumi Huai u rrit deri në 6.85 metra

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?