“Përpihet” nga flakët Katedralja Notre-Dame (VIDEO)
Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët. Referuar mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjsitruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve. Në një postim në Twitter, zvkryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan: “Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë”.
Zyrtarët në Paris dyshojne paraprakisht se zjarri mund të lidhet me punimet rinovuese që po kryehen në katedrale. Rikonstruksioni i saj nisi vitin e kaluar, pas nje fushate te gjere per te mbledhur fonde sepse disa pjese te saj kishin nisur te shkaterroheshin.
Katedralja e Notre Damit për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit por është atraksioni më i populluar në kryeqytetin e Francë ku brenda një viti vizitohet nga rreth 13 milion turistë.
#notredame pic.twitter.com/FgU3uAr3PJ
— cristina casacuberta (@ccasacub) April 15, 2019
KOHA JONË SONDAZH

