Përplaset helikopteri, në kërkim të 13 alpinistëve

Trembëdhjetë alpinistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit janë ‘zhdukur’ pasi helikopteri ku po udhëtonin bëri një ulje të vështirë në malet e Taxhikistanit.

Aksidenti ndodhi të dielën në ora 17:30 (11:30 GMT), thanë zyrtarët e Taxhikistanit.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se helikopteri i kishte marrë alpinistët nga kampi bazë në akullnajë Fortambek në kulmin e Ismoili Somoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e alpinistëve mendohet të jenë rusë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 7.495 metra lartësi, mali Ismoili Somoni është më i larti dhe një atraksion turistik i Taxhikistanit.

Ai është pjesë e vargmalit të Pamirit, shpesh e përshkruar si “kulmi i botës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?